Thomas Strakosha është kandidati kryesor për gardianin numër dy të portës së Chelseas.
Portieri shqiptar do të largohet nga Lazio dhe shpreson një kalim tek Chelsea.
Megjithatë, lëvizja e tij mund të varet tek ajo se cila do të jetë e ardhmja e portierit spanjoll, Kepa Arrizabalaga.
Spanjolli ka folur për të ardhmen e tij, duke aluduar në një largim pasi kërkon të luajë më tepër.
“Jam në një klub shumë të madh. Do të flas me trajnerin dhe do të vendosim, por me mesazhin e qartë, që dua të luaj më shumë”, ka deklaruar ai.
Thomas Strakosha, një nga opsionet kryesore për të zëvendësuar Kepën te Chelsea, ka rikonfirmuar Fabrizio Romano.