image Traktori i hedh mbeturinat në lumin “Sitnica”, komuna e dënon me 500 euro gjobë

Kosovë

Traktori i hedh mbeturinat në lumin “Sitnica”, komuna e dënon me 500 euro gjobë

news image

Pas raportimeve të qytetarëve për hedhje të mbeturinave në lumin “Sitnica”, Inspektorati i Komunës së Vushtrrisë ka dalë në vend të ngjarjes, ka konstatuar gjendjen dhe e kanë identifikuar personin që ka hedhur mbeturinat në lumin “Sitnica”.

Inspektorati i Komunës i ka shqiptuar këtij shkelësi të ligjit gjobë prej 500€ si dhe e ka iniciuar rastin në Policinë e Kosovës.

Komuna e Vushtrrisë nëpërmjet një komunikate ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim dhe raportin të rastit. Ftojmë të gjithë qytetarët të ruajmë ambientin dhe mos e shkelni ligjin.

“Nuk do të tolerojmë askënd që të rrënojë përparimet e mëdha që Komuna e Vushtrrisë ka bërë në mbrojtje të ambientit”, thuhet në komunikatë./Gazeta Sinjali/