image Rrokulliset traktori në Podujevë, lëndohet një person

Siguri

Rrokulliset traktori në Podujevë, lëndohet një person

news image

Një person është lënduar si pasojë e rrokullisjes së një traktori, në fshatin Surdull të Podujevës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se i lënduari është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 15:10, në fshatin Surdull të Podujevës, raportohet se një traktor është rrokullisur dhe një person mashkull kosovar ka marrë lëndime trupore. Policia me njësitet kompetente ka dalë në vendin e ngjarjes, përderisa personi i lënduar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, tha Hoxha./Gazeta Sinjali/