image Trajneri në Seria A fajëson Shqipërinë për lëndimin e futbollistit

Futboll

Sport/ Trajneri në Seria A fajëson Shqipërinë për lëndimin e futbollistit

news image

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla është lënduar së fundi në ndeshjen e Hellas Veronës.

19-vjeçari pritet të mungojë rreth 8 javë, bëjnë të ditur mediat italiane.

E për këtë lëndim, trajneri i Hellas Veronës, Juriç, ka fajësuar edhe kombëtaren “kuqezi”.

“Ka pasur probleme që nga Kombëtarja. Ne si shoqëri duhet të rrisim kujdesin ndaj këtyre gjërave. Sipas meje, është një dëmtim muskulor”, ka thënë trajneri Juriç.

Gjithsesi, kjo duket një deklarat paksa befasuese duke ditur se Kumbulla luajti te Shqipëria në muajin tetor dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar disa ndeshje të nivelit të lartë në Serie A, dhe nuk ka shfaqur asnjë problem.

Kujtojmë, pjesë e Hellas Veronës është edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani./Gazeta Sinjali/