image Pep Guardiola shpallet trajneri më i mirë për vitin 2023

Futboll

Pep Guardiola shpallet trajneri më i mirë për vitin 2023

news image

FIFA është duke shpallur sonte më të mirët e vitit 2023, në një mbrëmje gala që po mbahet në Londër.

Çmimin “Trajneri më i mirë i vitit” e ka fituar Pep Guardiola.

Spanjolli e rrëmbeu këtë çmim pas arritjeve të tij me Manchester Cityn vitin e kaluar, duke udhëhequr klubin anglez drejt tripletës historike.

“Qytetarët” fituan Premierligën, Ligën e Kampionëve dhe Kupën FA.

Pep Guardiola në garën për këtë çmim mposhti dy italianët, Simone Inzaghi dhe Luciano Spalleti.

/GazetaSinjaliSport/