image Kovac te Kosova? Wolfsburgu jep përgjigje zyrtare

Futboll

Kovac te Kosova? Wolfsburgu jep përgjigje zyrtare

news image

Në mesin e shumë emrave që po lakohen në media vendore si kandidat për stolin e trajneri të Kombëtares së Kosovës është edhe kroati Niko Kovac.

Largimi i Primoz Glihas e ka lënë vakant këtë pozitë dhe tashmë Federata e Futbollit të Kosovës është në kërkim të një trajneri të ri.

Kroati Niko Kovac është në krye të skuadrës gjermane Wolfsburg e cila së fundi është duke kaluar nëpër një krizë të rezultateve duke bërë që e ardhmja e tij të jetë e pasigurt, për t’u p[arë kështu si një opsion për të marr drejtimin e Dardanëve.

Të kontaktuar nga KosovaPress, nga klubi gjerman kanë thënë se “nuk kanë përgjigje për këtë çështje”.

“Për çështje si kjo dhe të tjera të cila i konsiderojmë të brendshme, ne nuk mund të përgjigjemi”, thuhet në përgjgijen e Wolfsburgut.

/GazetaSinjali/