image Trajneri i Southamptonit paralajmëron largimin e Brojës

Futboll

Trajneri i Southamptonit paralajmëron largimin e Brojës

news image

Trajneri i Southamtonit, Ralf Hasenhuttl ka paralajmëruar largimin e Armando Brojës, shkruan Sinjali Sport.

Por para largimit të Brojës e Livramentos, austriaku tha se duhet t’i kërkojnë disa futbollistë të rinj.

Kam folur me pronarët e rinj dhe janë njerëz që e kuptojnë futbollin. Verën e kaluar shitëm disa lojtarë të rëndësishëm dhe vetëm në fund erdhën futbollistë si Livramento e Broja, të cilët morën edhe kohën e tyre për t’u përshtatur. Pronarët e rinj e kanë të qartë që duhet të kërkojnë për Livramentot dhe Brojat e rinj, para se ata të largohen nga klubi, në mënyrë që të mos ua ndjejmë mungesën”, u shpreh austriaku.

Armando Broja ka luajtur 17 ndeshje me fanellën e Southamptonit, më shumë se gjysmën e të cilave i ka nisur nga pankina. Ai ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar një tjetër.

/Gazeta Sinjali Sporti/