image Trajneri i Real Madridit pëson infarkt

Basketboll

Trajneri i Real Madridit pëson infarkt

news image

Klubi i Basketbollit, Real Madrid ka bërë të ditur se trajneri i tyre, Pablo Laso ka pësuar infarkt gjatë ditës së sotme.

“Real Madrid CF njofton se trajneri ynë Pablo Laso është shtruar në Spitalin Universitar Sanitas La Moraleja pasi pësoi një infarkt herët sot”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton Klankosova.tv.

Trajneri 54-vjeçar nga Vitoria nuk kishte problem me zemrën më parë, dhe kishte humbur vetëm disa ndeshje në dhjetor kur u kontraktua me Covid-19 gjatë pandemisë.

Vetëm një ditë më parë ai festoi fitoren e ekipit të tij ndaj Baskonias.

/GazetaSinjaliSport/