Ish-ylli i NBA dhe trajneri aktual i Los Angelos Clippers, Doc Rivers u shfaq me zemër të thyer pas vdekjes së legjendës së basketbollit, Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare.
Përpara ndeshjes kundër Orlando Magic, Rivers shpërtheu në lot, teksa u përpoq që të gjente fjalët e duhura për ta shprehur pikëllimin e tij, transmeton Gazeta Sinjali.
“Unë thjesht nuk kam shumë për të thënë,” tha Rivers. “Lajmi është thjesht shkatërrues për të gjithë ata që e njohën”.
“Ai do të thotë shumë për mua, padyshim. Ai ishte një kundërshtar kaq i madh … është ajo që ju dëshironi në sport”, tha trajneri.
“Kjo është e vështirë. Duhet të luajmë. Lajmet janë thjesht shkatërruese për (gruan e Bryant) Vanessa dhe familjen e tij… Ka kaq shumë njerëz që ai i preku. Duke parë lojtarët e mi të rinj dhe duke parë se sa emocionues janë ata – ata as nuk e njihnin atë.. Kjo thjesht ju tregon se kush ishte ai”, u shpreh trajneri duke mos mundur t’i ndalte lotët.
Rivers u përpoq ta rimerrte veten, por u ndal në lot përsëri para se të fliste për herën e fundit që e pa Bryantin. /Gazeta Sinjali/