image Trajneri i Kosovës tregon për bisedën me gazetarin çek: Nuk e konsideroj ndeshje të jetës

Futboll

Sport/ Trajneri i Kosovës tregon për bisedën me gazetarin çek: Nuk e konsideroj ndeshje të jetës

news image

Bernard Challandes, trajneri i Kosovës, ka folur në koherencë për media për situatën e Kosovës para dy ndeshjeve tejet të rëndësishme që pritet të jenë vendimtare për kualifikimin e Kosovës në Euro 2020 nga kualifikimet e rregullta.

Megjithatë, trajneri i Kosovës ka refuzuar ta konsiderojë ndeshje të jetës, ndeshjen kundër Çekisë. Ai ka thënë se shpreson që të fitojë në ndeshjen e parë, e ndoshta ndeshjen e dytë kundër Anglisë të jetë ndeshja e jetës.

“Një gazetar cek më ka telefonuar dhe më pyeti për ndeshjen e jetës suaj. Unë shpresojë që do ta luajnë futbollistët një ndeshje sikurse të ishte e tillë, por nuk është ndeshja e jetës”.

“Nuk kam insistuar asnjëherë që të fitojmë gjithsesi dhe kjo nuk është se ne duhet të ndryshojmë filozofinë e lojës. Unë do të kërkojë nga futbollistët që ta shijojnë këtë ndeshje. Unë shpresojë se do ta fitojmë ndeshjen e parë që më pas të zhvillojmë ndoshta ndeshjen e jetës”, ka deklaruar ai./Gazeta Sinjali/