image Trajneri i Drenicës: Fitorja erdhi në momentin e duhur

Futboll

Superliga/ Trajneri i Drenicës: Fitorja erdhi në momentin e duhur

news image

Drenica mposhti sot Flamurtarin me rezultat 3:1.

Dy gola nga Alban Shillova dhe një gol nga Hasan Hyseni ishin të mjaftueshëm për vendasit për të siguruar.

Pas ndeshjes, trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu tha se kjo fitore ndikoi në siguri të ekipit.

“Ne vijmë pas tri humbjeve ndaj kundërshtarëve të fortë, e cila ndikoi edhe pak në siguri të ekipit.

Por, ne bëmë një rikthim deciziv, duke ditur se fituam ndaj një kundërshtari direkt. Ne gjatë gjithë javës kemi punuar mjaft shumë në aspektin psikologjik pasi nuk na janë dashur të përsërisim gabimet e ndeshjeve të fundit.

Fusha sot ishte paksa e rëndume, por me fitore jam i kënaqur pasi erdhi në momentet e duhura, e cila na ngrit pak në tabelë dhe motivon paksa ekipin”, tha Sejdiu për SSK./Gazeta Sinjali/