Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur për skuadrën e tij, një ditë para derbit ndaj Atletico Madrid.
Ai ka folur specifikisht për disa futbollistë si: Messi, Griezmann dhe Riqui Puig, shkruan Sinjali Sportiv.
Koeman tha se Griezzman po stërvitet shumë mirë dhe po përpiqet të dëshmoj vetën, njëjtë sikur Riqui Puig i cili po stërvitet shumë mirë dhe e meriton të luaj.
“Nuk e shoh Messin të largohet nga klubi, njerëzit duhet ta respektojnë më shumë atë” shtoi gjithashtu ai.
Atletico Madrid dhe Barcelona përballen nesër mbrëma në orën 21:00 në kuadër të La Ligas.