image Trajneri i Arsenalit thotë se Granit Xhaka duhet të kërkojë falje

Futboll

Sport/ Trajneri i Arsenalit thotë se Granit Xhaka duhet të kërkojë falje

news image

Trajneri i skuadrës së Arsenalit Unai Emery, ka thënë se Granit Xhaka duhet të kërkojë falje për veprimet e tij në ndeshjen e fundjavës ndaj Crystal Palace. Por, fillimisht ai duhet ta tejkalojë këtë moment dëshpërimi.

“Po. Mendoj se kur bëjmë gabime individuale, duhet të kërkojmë falje për rrethanat. Unë preferoj që të bëhet kjo. Ia sugjerojmë atij që ta bëjë”.

Emery më tutje ka thënë se Xhakën duhet ta mbështesin tifozët e miqët, ashtu siç bëjnë edhe skuadra.

“Por, jemi duke biseduar me të që në fillim të jetë i qetë dhe të jemi të afërt me familjen e tij, sepse edhe ne jemi familja e tij, gjithashtu”, citohet të ketë thënë Emery në konferencën për shtyp.