Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është shprehur shumë i lumtur pas dy fitoreve, shumë të rëndësishme, shkruan Sinjali Sportiv.
Arsenali fitoi 1:0 kundër Brighton dhe 3:1 kundër Chelseat.
“Fitoret janë ilaçi më i mirë. Është një botë tjetër dhe një tregim tjetër. Tani duket shumë më mirë”, ka thënë ai.
Arsenali shënoi dy fitore radhazi për herë të parë që prej fillimit të sezonit.
“Ne e dimë se kemi pasur vështirësi të korrnim rezultate. Fakti se fituam kundër Chelseat ishte një shtytje e madhe. Të vinim këtu dhe ta fitonim edhe një ndeshje tjetër ishte tejet e rëndësishme”, tha trajneri.
Me këto fitore, ekipi i Arsenalit gjendet në pozitën e 13-të në Premierlig.