image Largimi i mundshëm i Xhakës nga Arsenali, Arteta flet për të ardhmen e mesfushorit

Futboll

Largimi i mundshëm i Xhakës nga Arsenali, Arteta flet për të ardhmen e mesfushorit

news image

Mikel Arteta ka folur për të ardhmen e Granit Xhakës te Arsenali.

Granit Xhaka pritet të largohet nga londinezët në fund të këtij sezoni, pas plot 7 viteve qëndrimi në Londër.

Destinacioni i tij i ardhëm pritet të jetë Bundesliga, ku Bayer Leverkusen raportohet se praktikisht tani ka rënë dakord për shërbimet e mesfushorit.

Gjatë konferencës së sotme përpara ndeshjes së parafundit të sezonit ndaj Nottingham Forest, Mikel Arteta është pyetur për Granit Xhakën, duke refuzuar që të konfirmojë largimin e tij, porse e ka quajtur si një figurë të respektuar të klubit.

“Ai është një figurë jashtëzakonisht e respektuar në klub. Ai ka një histori të mrekullueshme rreth tij. Çfarëdo që të ndodhë, është diçka që do ta diskutojmë”, ka deklaruar menaxheri spanjoll.

/GazetaSinjaliSport/