image Deklaratat e Artetas pas humbjes ndaj Newcastles, FA ngrit akuzë ndaj spanjollit

Futboll

Deklaratat e Artetas pas humbjes ndaj Newcastles, FA ngrit akuzë ndaj spanjollit

news image

Federata Angleze (FA) ka ngritur akuzë ndaj spanjollit Mikel Arteta pas deklaratave në humbjen 1-0 ndaj NEewcastles më 4 nëntor.

Nëpërmjet një komunikate, thuhet se Arteta ka bërë një shkelje të rregullave të FA-së.

Sipas njoftimit, spanjolli do të ketë afat deri të martën (21 nëntor) për t’iu përgjigjur kësaj akuze.

Deklarata e plotë:

“Mikel Arteta është akuzuar për një shkelje të Rregullit E3.1 të FA pas komenteve që ai bëri në intervistat në media pas ndeshjes së Arsenalit në Premier League kundër Newcastle United të shtunën më 4 nëntor.

“Është pretenduar se komentet e tij përbëjnë sjellje të pahijshme pasi ato janë fyese ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe/ose të dëmshme për lojën.

“Mikel Arteta ka afat deri të martën më 21 nëntor për të dhënë një përgjigje për këtë akuzë”.

/GazetaSinjali/