image Trajneri gjerman këshillon Bayernin: Blijeni Rashicën

Futboll

Transferim/ Trajneri gjerman këshillon Bayernin: Blijeni Rashicën

news image

Trajneri dhe ish-futbollisti gjerman, Dietmar Hamann, e ka këshilluar Bayern Munichun ta transferojë Milot Rashicën nga Ëerder Bremeni, pasi që është opsion shumë më i lirë sesa Leroy Sane i Manchester Cityt.

Forma e Milot Rashicës gjatë këtij sezoni të Bundesligës ka bërë që ylli kosovar të jetë në qendër të vëmendjes të shumë klubeve evropiane, por ish-futbollisti i Bayernit, Dietmar Hamann, beson se nëse ai vazhdon me këtë formë, edhe Bayerni duhet të futet në garë për të.

Bayerni ka qenë i spekuluar për transferimin e Kai Havertzit nga Bayer Leverkuseni dhe Leroy Sanes nga Manchester City, megjithatë Hamann  ka propozuar që në këtë listë të jetë kosovari Rashica, i cili së fundi e shënoi një gol të bukur për ta eliminuar Dortmundin nga Kupa e Gjermanisë.

“Transferimi i një lojtari (Sanes) për 100 milionë euro, kur ti nuk e di se si do të përshtatet ai, unë mund ta pranoj transferimin e Havertzit, pasi që për të e di se do të bëjë gjithçka të mundur për të qenë i suksesshëm”, ka thënë Hamann për Bild.

“Nëse Bayerni e do sërish një lojtar që luan në krahë, atëherë le të shikojnë te Bremeni. Rashica do të ishte opsion shumë i mirë dhe do të ishte më konsistent”.

Rashica ka luajtur në 19 ndeshje për Bremenin këtë sezon (16 në Bundesligë dhe tri në Kupën e Gjermanisë), duke kontribuar me dhjetë gola (7 në Bundesligë, 3 në Kupën e Gjermanisë) dhe katër asiste (2 në Bundesligës, 1 në Kupën e Gjermanisë).