image Tragjike: Vdes një person në Prizren, ra nga skelet teksa ishte duke punuar

Siguri

Tragjike: Vdes një person në Prizren, ra nga skelet teksa ishte duke punuar

news image

Një person raportohet se ka humbur jetën tragjikisht gjatë ditës së sotme në Prizren.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka dhënë detaje për Sinjalin.

Sipas policisë, një person i moshës 19-vjeçare (K.Z), në një objekt banesor në ndërtim, gjatë punimeve dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga kati i tretë nga skelet.

Në vendngjarje kanë dalë policia dhe mjekët nga emergjenca, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Me datën 26.05.2023, rreth orës 14:50 dyshohet se në rrugën “Ekrem Rexha” në një objekt banesor në ndërtim e siper, një person i moshës 19 vjeçare (K.Z.), gjatë punimeve dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga një lartesi e konsiderueshme”, ka deklaruar z. Bytyqi.

“Policia ka dal ne vendngjarje dhe është duke u marr me rastin. Viktima ka rene nga Kati i tret nga skelet. Ne vendngjarje kan dal edhe mjeket nga emergjenca të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, shton Bytyqi.

/GazetaSinjali/