image Tragjike: Humb jetën në aksident 24-vjeçarja shqiptare në Itali

Evropë

Tragjike: Humb jetën në aksident 24-vjeçarja shqiptare në Itali

news image

Një aksident tragjik ka ndodhur në Castelmassa të Italisë ku ka humbur jetën një 24-vjeçare shqiptare.

Raportohet se viktima është Diana Galicaj, e cila po udhëtonte me veturën e saj kur u përplas me murin e një shtëpie.

Galicaj kohët e fundit ishte zhvendosur nga Chieti pasi kishte gjetur një punë në Castelguglielmo.

Karabinierët ende po rindërtojnë dinamikën e aksidentit ndërkohë zjarrfikësit kanë nxjerrë trupin e 24-vjeçares, e cila u shtyp pjesërisht nga makina.

Pavarësisht ndërhyrjes, operacionet e shpëtimit përfunduan pas rreth tre orësh, dhe mjekët u desh ta deklaronin të vdekur të renë.

/GazetaSinjali/