image Tragjike: Humb betejën me kancer 21-vjeçari nga Peja

Sociale

Tragjike: Humb betejën me kancer 21-vjeçari nga Peja

news image

Ka ndërruar jetë sot në moshën 21 vjeçare, Kreshnik Smaka, nga qyteti i Pejës, pasi që i njëjti ka vuajtur nga sëmundja e kancerit, shkruan Gazeta Sinjali.

Familjarët e të ndjerit bëjnë të ditur për Gazetën Sinjali se 21 vjeçari ishte diagnostifikuar me kancer në kokë në ditën kur i ka mbushur 18 vjet.

Pas luftimit me këtë sëmundje për plot 3 vite, 21 vjeçari e humbi sot betejën me sëmundjen e kancerit..

Varrimi i Kreshnikut do të bëhet nesër, në varrezat e fshatit Bllagajë, Komuna e Pejës, në orën 13:00.

/Gazeta Sinjali/