Muaji dhjetor nuk ka filluar mbarë, sepse vetëm në fundjavën që lamë pas u shënuan tri raste të vetëvrasjes dhe një i vrasjes, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se para dy ditësh në rrugën Pandeli Sotiri në Pejë, rreth orës 23:30, një person është gjetur i varur në banjon e banesës së tij.
Një familjar i viktimës e ka raportuar rastin në polici dhe brenda pak minutash banesa është mbushur me njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipin mjekësor, ku këta të fundit edhe e konstatuan vdekjen e viktimës.
Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës.