image Tragjike, foshnja 6 muajsh humb jetën nga pakujdesia e babait

Botë

Tragjike, foshnja 6 muajsh humb jetën nga pakujdesia e babait

news image

Pakujdesia e një babai e ka kthyer një ditë në tragjike për një familje në Argjentitnë.

Babai po luante me foshnjën vetëm 6 muajshe, duke e hedhur në ajër ajo përplaset me ventilatorin  e instaluar në tavan.

Sipas raportimeve helika e goditi vajzën në kokë duke i shkaktuar hemoragji.

Familja e dërgoi menjëherë në spital për t’i bërë ndërhyrje kirurgjikale por fatkeqësisht vajza humbi jetën.

Sipas asaj që raportojnë mjekët ajo nuk mund t’i mbijetonte plagëve edhe pas ndërhyrjes së tyre.

Policia tregon se ngjarja ndodhi gjatë një darke familjare.

Babai i vajzës u arrestua dhe çështja e tij nuk u trajtua si një neglizhencë ose pakujdesi por u trajtua si vrasje e qëllimshme.

/Gazeta Sinjali/