image Tragjike: E rrahën me shkopa bejsbolli, vdes 23 vjeçari shqiptar në Itali

Rajon

Tragjike: E rrahën me shkopa bejsbolli, vdes 23 vjeçari shqiptar në Itali

news image

Një 23-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasi është rrahur brutalisht me sende të forta nga një grup personash që ende nuk janë identifikuar, përcjellë Gazeta Sinjali.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Mantova në veri të Italisë. Mediat në Shqipëri raportojnë se viktima është identifikuar si 23-vjeçari shqiptar Atilio Ndrekai, ndërsa i plagosur dhe në gjendje të rëndë për jetën një miku i tij italian i moshës 35-vjeçare, Pier Francesco Ferrari, i cili rezulton se ka qenë i dënuar për drogë.

Ndërkaq policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar leva dhe shkopinj bejsbolli. Kurse për autorët nuk jepen më shumë detaje dhe as shkaqet e sherrit masiv.

Tutje tregohet se 23-vjeçari shqiptar dhe miku i tij kanë qenë duke pirë kafe në një qendër tregtare të zonës, kur pas një telefonate kanë lëvizur dhe janë larguar drejt parkingut të kësaj qendre, ku besohet se ka nisur konflikti me grupin e personave të tjerë ende të paidentifikuar./Gazeta Sinjali/