Shoferi që akuzohet për vdekjen e 39 personave të gjetur në një kamion në Essex do dalë sot para gjykatës.
Maurice Robinson nga Craigavon, Irlanda Veriore, do të paraqitet përmes një video në Gjykatën e Magjistraturës në Chelmsford.
Ndaj 25-vjeçarit rëndojnë 39 akuza për vrasje, komplot për trafikimin e njerëzve, komplot për të ndihmuar imigracionin e paligjshëm dhe pastrimin e parave.
“Tre persona të tjerë të arrestuar në lidhje me ngjarjen janë liruar me kusht”, tha Policia e Essex të dielën.
Trupat u gjetën në një kamion në orët e para të së mërkurës, në një pronë industriale në Grays. Testet e ADN-së po kryhen në Vietnam për të ndihmuar në identifikimin e të vdekurve.
Policia tha fillimisht se viktimat ishin me shtetësi kineze, por një numër familjesh vietnameze frikësohen se të dashurit e tyre janë mes të vdekurve.
Disa prej viktimave raportohet se kanë paguar mijëra paund për të garantuar kalimin e tyre të sigurt në Mbretërinë e Bashkuar.