image Tragjedi në Tiranë, 2 persona aksidentohen për vdekje

Rajon

Rajoni/ Tragjedi në Tiranë, 2 persona aksidentohen për vdekje

news image

Një aksident tragjik raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë goditur dy këmbësorë.

Raportohet se dy këmbësorët kanë ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë. /Gazeta sinjali/