image Tragjedi në Tetovë/ Biri ia preu kokën nënës me sëpatë

Rajon

Tragjedi në Tetovë/ Biri ia preu kokën nënës me sëpatë

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sellcë të Tetovës, ku një 45-vjeçar e ka vrarë nënën e tij duke ia prerë kokën me sëpatë.

45-vjeçari me inicialet U.D. e kishte vrarë nënën e tij 73-vjeçare, N.D., tre muaj pasi i dyshuari ishte liruar nga spitali psikiatrik.

Sipas RTV21, drejtori i psikiatrisë në Shkup, Qamil Kovaqi, ka thënë që pacienti me vetiniciativë ka kërkuar që të lirohet nga spitali më 21 shkurt të këtij viti.

Ai ishte trajtuar me ndërprerje nga viti 2009, ndërkaq nga viti 2017 ishte trajtuar në këtë spital.

/GazetaSinjali/