Dhjetë të vdekur dhe shtatë të plagosur rëndë në mesin e pacientëve me koronavirus. Ky është numri ende jo përfundimtar i zjarrit që shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit “Piatra Neamt”, në Rumaninë verilindore, transmeton Gazeta Sinjali.
Flakët u ranë rreth orës 18:30 pasditen e djeshme me kohën lokale, në krahun ku ishin shtruar 17 pacientë me COVID-19. Të vdekurit ishin të gjithë pacientë të intubuar.
Mjeku kujdestar, i cili u përpoq të shpëtonte viktimat, raportoi djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në 80% të trupit dhe po lufton mes jetës dhe vdekjes.
Prefekti vendas ngriti një njësi krize dhe Ministri i Shëndetësisë, Nelu Tataru, shkoi në vendin e ngjarjes.
Zjarrfikësve iu nevojitën një orë për të shuar flakët, shkaqet e të cilave ende nuk dihen.