image Tragjedi në Rrugën e Kombit: Digjet brenda veturës një 3-vjeçar

Shqipëri

Tragjedi në Rrugën e Kombit: Digjet brenda veturës një 3-vjeçar

news image

Një aksident i rëndë është regjistruar në Rrugën e Kombit këtë të hënë.

Mësohet se 3 makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Policia e Shqipërisë konfirmon se si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një fëmijë rreth 3 vjeç.

Fëmija që ndërroi jetë ishte në makinën që shpërtheu në flakë pasi u përplas me dy të tjerat. Drejtuesi i makinës është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi ka djegie të shumta në trup.

Ndërkohë disa persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Shërbimet e policisë dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

/GazetaSinjali/