image Tragjedi me dy të vdekur në Athinë: Aksidenohet makina që ndaloi për të ndihmuar taksinë që po digjej

Evropë

Tragjedi me dy të vdekur në Athinë: Aksidenohet makina që ndaloi për të ndihmuar taksinë që po digjej

news image

Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e së hënës në autostradën e Korintit të Athinës. Një taksi me tre pasagjerë është përfshirë nga flakët në km 82 të autostradës kombëtare.

Taksisti parkoi makinën me qëllim që të mund të dilte së bashku me pasagjerët.

Më pas, drejtuesi i një mjeti të dytë që lëvizte në të njëjtin drejtim, ka ulur shpejtësinë, për të parë se çfarë po ndodhte, si pasojë drejtuesi i një mjeti të tretë ka “goditur” mjetin e dytë.

Drejtuesi i mjetit të tretë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas informacioneve të Zjarrfikëses janë gjetur dy persona të vdekur, shoferi i makinës së tretë dhe një person në makinën e dytë.

Në vendngjarje ndodhen mjetet e zjarrfikësve, policia dhe autoambulanca.

/GazetaSinjali/