image Tragjedi në Dubai, influencuesja braziliane humb jetën pasi bie nga kati i 27-të i një rrokaqielli

Bota e Yjeve

Tragjedi në Dubai, influencuesja braziliane humb jetën pasi bie nga kati i 27-të i një rrokaqielli

news image

Një influencuese e sapo fejuar ka humbur jetën në mënyrë misterioze pasi ka rënë nga kati i 27-të i një rrokaqielli në Dubai, sipas nënës së saj.

Kauana Bilhar, 27-vjeçare nga Brazili, ishte duke udhëtuar së fundmi në Emiratet e Bashkuara Arabe, kur ra për vdekje nga ndërtesa e lartë, ka konfirmuar nëna e saj, Darla Bilhar, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale.

Partnerja e saj, Barbara Abrantes, ishte me të në momentin e ngjarjes dhe ishte ajo që njoftoi familjen për lajmin tragjik, sipas “The Sun”.

Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar nëse vdekja e saj ishte vetëvrasje, një aksident tragjik apo vrasje, raportoi mediumi brazilian Globo. Data e saktë e vdekjes së saj nuk është bërë menjëherë e ditur.

“Nuk ka fjalë që mund të shprehin madhësinë e mallit që ke lënë pas. Sot nuk je më pranë meje siç ëndërroja, por do të jetosh përgjithmonë brenda meje”, ka shkruar Darla Bilhar në Instagram, në një dedikim prekës për vajzën e saj.

“Të dua pafundësisht, vajza ime. Deri në ditën kur do të takohemi sërish”, ka shkruar nëna e influencueses të mërkurën.

Nëna e pikëlluar ka udhëtuar drejt Dubait për të biseduar me hetuesit dhe për të organizuar kthimin e trupit të vajzës së saj në Brazil, raporton nypost – transmeton Sinjali.

Familja e influencueses mësohet se ka marrë vesh për vdekjen e saj nga partnerja Barbara Abrantes, me të cilën Bilhar sapo kishte festuar fejesën, sipas postimeve të saj në rrjetet sociale.

Kauana Bilhar kishte më shumë se 21 mijë ndjekës vetëm në Instagram, ku publikonte video dhe fotografi nga udhëtimet e saj luksoze jashtë vendit dhe veshjet e markave të njohura.

Ndërsa hetimet vazhdojnë, Darla Bilhar ka deklaruar se “vajza e saj meriton respekt”, pasi postimi i saj në rrjetet sociale u mbush me komente fyese.

“Me shpirtin tim të copëtuar, po dal të flas”, ka shkruar ajo.

“Vajza ime meriton respekt”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/