Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë festimeve pas fitores së Francës ndaj Marokut, kanë bërë të ditur shërbimet e emergjencës franceze.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Aulnoye-Aymeries, një zonë pranë qytetit Maubeuge, në veri të Francës, afër kufirit me Belgjikën.
Sipas autoriteteve, adoleshentja ishte duke qëndruar në pjesën e pasme të një kamioni gjatë festimeve, kur ka rënë nga automjeti dhe është shtypur prej tij. Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës, ajo është shpallur e vdekur në vendin e ngjarjes.
Aksidenti ka ndodhur në një kohë kur mijëra tifozë në qytete të ndryshme të Francës kishin dalë në rrugë për të festuar fitoren e kombëtares “Les Bleus”, e cila mposhti Marokun me rezultatin 2-0 në Boston.
Pas ngjarjes, shoferi i kamionit është ndaluar nga autoritetet, ndërsa një tjetër adoleshent, dëshmitar i aksidentit, është dërguar në spital pasi kishte pësuar gjendje shoku.
Policia franceze ka nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e aksidentit tragjik.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!