Një tragjedi e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Xhevat Ajvazi” në Gjilan.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Për momentin nuk mund të konfirmojmë asgjë. Është prokurori këtu dhe është rast i rëndë, andaj njëherë për njëherë nuk kemi asnjë informatë”, ka thënë shkurt Hashani.
Në këtë tragjedi, Gazeta Sinjali mëson se dyshohet se ka më shumë se një person të vrarë. /Gazeta Sinjali/