image Tragjedi: Aktorja e njohur mbytet në liqen, djali 4-vjeçar gjendet në gjumë në barkë

Bota e Yjeve

Tragjedi: Aktorja e njohur mbytet në liqen, djali 4-vjeçar gjendet në gjumë në barkë

news image

Aktorja e serialit të njohur amerikan “Glee” Naya Rivera, besohet se është mbytur në liqen, ndërsa djali i saj 4-vjeçar Josey është gjetur në gjumë në barkën e tyre të marrë me qera.

Autoritetet gjetën mbrëmë të voglin në liqenin Piru, në jug të Kalifornisë, ndërsa burimet e mediave thanë se kishin parë nënën e tij “të kërcente në ujë e të mos kthehej më”.

Policia nisi kërkimet për viktimën e supozuar të mbytjes: “Personi i humbur në liqenin Piru është identifikuar si 33 vjeçarja Naya Rivera, nga Los Angeles. Operacionet e kërkimit kanë nisur.”

Zhytësit nuk arritën të gjenin aktoren deri në muzgun e mbrëmshëm dhe kërkimet vijuan sot. Jeleku i shpëtimit të Naya ishte gjetur në barkën ku i biri Josey ishte duke fjetur.

Liqeni ka rryma mjaft të ftohta uji që shpeshherë kanë sjellë probleme për njerëzit, duke lënë pa energji edhe notuesit më të fuqishëm. /Gazeta Sinjali/