image Tragjedi ajrore në Rusi, rrëzohet avioni me parashutistë, vdesin 16 persona (VIDEO) - Sinjali

Tragjedi ajrore në Rusi, rrëzohet avioni me parashutistë, vdesin 16 persona (VIDEO)

news image

16 persona kanë ndërruar jetë pas rrëzimit të një avioni me parashutistë në Rusi, në Tatarstan.

Mediat në Rusi bëjnë me dije se avioni L-410 me parashutistët e klubit lokal u rrëzua në zonën e Menzelinskut.

Në bord ndodheshin 23 persona mes të cilëve 21 parashutistë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit.

Informacioni u konfirmua nga shërbimi i zyrës së shtypit të drejtorisë rajonale të Ministrisë së Situatës së Emergjencave.

Njësitë e shpëtimit janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Nga informacionet paraprake, dyshohet se pas rrëzimit avioni shpërtheu në flakë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin