image Trafikuan qindra kg drogë në Itali, shkatërrohet grupi i drejtuar nga një shqiptar

Evropë

Trafikuan qindra kg drogë në Itali, shkatërrohet grupi i drejtuar nga një shqiptar

news image

Policia e Livornos, pas një aktiviteti të gjatë hetimor ka arrestuar katër persona të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.

Hetimet kanë ardhur si rezultat i arrestimit, në janar 2019, të një shtetasi shqiptar me rreth 800 kilogramëve drogë (marijuanë dhe hashash), të cilën e ruante në një garazh në qytetin e Livornos. Për këtë akuzë ai u dënua me 4 vjet burg pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.

Hetimi vazhdoi nëpërmjet shërbimeve të shumta të vëzhgimit, të vërtetuara nga përgjimet telefonike, mjedisore dhe telematike, si dhe me video dhe bëri të mundur identifikimin e subjekteve të shumta të përfshirë në trafikun e drogës, tre prej të cilëve u proceduan penalisht dhe shtatë u arrestuan në flagrancë gjatë hetimeve në lokacione të ndryshme në qendër/veri për sasi dhe lloje të ndryshme droge ( bëhet fjalë për rreth 300 kilogramë hashash, afërsisht 570 kilogramë marijuanë dhe një kilogram kokainë).

Në dritën e rezultateve të gjithë veprimtarisë hetimore, gjyqtari i gjykatës së Firences vlerësoi se kishte prova të forta ndaj katër personave për trafik droge.

Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar, tashmë i arrestuar për posedim të rreth 25 kilogramëve marijuanë, i cili dyshohet se ka marrë rolin e bosit dhe organizatorit dhe që menaxhon profesionalisht, nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tij, trafikun e marijuanës, hashashit dhe kokainës në provincat e Livornos dhe Firences, raportojnë mediat italiane.

Një shtetas italian do të ishte “krahu i djathtë” i tij, me detyrën të kujdesej për kontabilitetin e shitjeve të drogës, të grumbullonte paratë e paguara nga tregtarët e drogës, të mbante kontakte me korrierët e ndryshëm të drogës dhe të zbatonte direktivat e “bosit” pas arrestimit të tij.

Një tjetër shtetas shqiptar mbante drogën e grupit, duke e ruajtur në garazhe të ndryshme të shpërndara në të gjithë Toskanën dhe ua dorëzonte korrierëve. Së fundmi, një tjetër italian do ta kishte ndihmuar bashkëkombasin e tij, pas arrestimit të liderit shqiptar, duke mbajtur drogë në garazhin e tij, si dhe duke kultivuar marijuanë direkt në interes të grupit dhe duke vepruar si “stafetë” në dërgesat e drogës.

Gjatë ekzekutimit të masave të sigurimit, tre urdhra arresti në burg dhe një arrest shtëpie, u sekuestruan sasi të tjera droge (rreth 35 gramë kokainë, rreth 800 gramë hashash dhe afërsisht një kilogram marijuanë) dhe materiale të dobishme për peshimin dhe paketimin e drogës, fakte për të cilat u arrestua në flagrancë edhe njëri nga dy italianët dhe u raportuan të dyshuarit e tjerë.

Nga selia e policisë saktësohet se procedimi penal ende nuk është përcaktuar dhe për rrjedhojë, kontestet do të duhet të verifikohen më tej në gjykimin eventual.

Vetëm një dënim përfundimtar mund t’i bëjë shpallë fajtorë të dyshuarit.

/GazetaSinjali/