Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore, pasditën e së dieles në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas policisë, viktimë e trafikimit ka qenë një vajzë e mitur.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se kishin kryer veprën penale të cekur më lartë ndaj viktimës së mitur femër kosovare”, thuhet në raportin e Policisë.
Siç njofton policia, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe rasti është ende duke u hetuar./Gazeta Sinjali/