image Trafikuan heroinë nga Turqia në Greqi, burgim të përjetshëm për dy shqiptarë

Rajon

Trafikuan heroinë nga Turqia në Greqi, burgim të përjetshëm për dy shqiptarë

news image

Gjashtë persona u dënuan me burgim të përjetshëm për trafikimin e 42 kilogramëve heroinë, vlera totale e së cilës, sipas autoriteteve greke, arrinte në 800,000 euro.

Rasti u zbulua nga policia e Sigurimit Komotini kur pas një operacioni, në shtator 2019, u arrestuan në Selanik katër bullgarë dhe dy shqiptarë, të moshës 31 deri 55 vjeç.

Droga e konfiskuar u gjet me ndihmën e një qeni policie në dy makina, raporton ora news, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas hetimit, heroina dyshohet se ishte importuar nga kufiri greko-turk dhe vlerësohet të ketë qenë me origjinë bullgare. Ndërsa kishte për qëllim trafikimin në Athinë.

Shumica e të akuzuarve e mohuan akuzën, por nuk i bindën gjykatësit e Gjykatës Penale e përbërë nga tre anëtarë të Selanikut që i shpallën ata fajtorë pa njohur rrethanat lehtësuese, duke u shqiptuar secilin prej tyre dënimin me burgim të përjetshëm, shkruajnë mediat greke

Emrat e të dënuarve nuk janë bërë ende publike./Gazeta Sinjali/