image Trafikoi drogë në Kosovë, arrestohet 48-vjeçari nga Shqipëria

Shqipëri

Trafikoi drogë në Kosovë, arrestohet 48-vjeçari nga Shqipëria

news image

Ka rënë në pranga një 48-vjeçar nga Komuna e Mirditës, i dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, transmeton Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për shtetasin Viktor Lekgegaj, 48 vjeç, banues në Mirditë.

Ai ishte shpallur në kërkim policor, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, në vitin 2019 e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Lekgegaj, në vitin 2015, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë ka trafikuar lëndë narkotike kanabis në Kosovë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Gazeta Sinjali/