Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, së fundmi ka zbuluar planet e tij për të ardhmen.
Ai në një intervistë për “Linea Diletta”, ka thënë se synimet e tij nuk janë të menaxhojë futbollistë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Menaxher jo, sepse tani është një fjalë e kaluar, e vjetër, por zbulues i të rinjve bën. Unë kërkoj, po shoh nëse mund të gjej disa të rinj premtues…”, citohet të ketë thënë Totti./Gazeta Sinjali/