Françesko Toti trondit tifozët e Romës, që kanë shpërthyer në rrjetet sociale të habitur me deklaratat e ish-kapitenit të tyre legjendar, që të gjithë karrierën e kaloi me fanellën verdhekuqe.
Gjatë një bisede në rrjetet sociale me “Er Faina”, një youtuber tifoz i Lacios, ish-kapiteni i Romës delaroi se nuk do të ishte kundër një karriere te Lacio për të birin e tij Kristian.
“Po të varej nga unë, mbase do ta mendoja njëherë, por duke njohur Kristianin, e di se kjo gjë nuk do të ndodhë. Do të bëjë siç bëra unë me nënën time në kohën e Lodixhanit”.
Mjaftoi ajo “do ta medoja njëherë” që tifozët e Romës të shpërthenin, por ajo që erdhi më pas i la pa gojë. Pyetjes nëse Lacio do të ishte mundësia e vetme, Toti u përgjigj. “Atëherë nuk do të kishte zgjidhje tjetër, ose do të ndryshonte zanat, ose do të luante aty”. Si për t’i shtuar dozat erdhi komenti ish-lojtarit të Romës, Benatia, që gjatë lidhjes direkte komentoi: “Më mirë një djalë pa punë sesa te Lacio”.