Tottenham ka arritur të barazojë rezultatin ndaj Chelseas.
Një pjesë e dytë tejet dinamike është duke u zhvilluar në Stamford Bridge, me raste shënimi nga të dyja anët.
Pasi Sterling e Kane humbën nga një shans të mirë për skuadrat e tyre, mesfushori i Tottenham, Emile Hojbjerg ka arritur të shënonte nga një distancë e largët në minutën e 68-të.
Pas golit, pati një përplasje fizike edhe mes dy menaxherëve, Antonio Conte dhe Thomas Tuchel, pasi italiani shfaqi entuaziasmin e tij të golit të barazimit.
Golin mund ta shikoni KËTU