image Tottenham do të rikthejë fokusin tek Skriniar

Futboll

Tottenham do të rikthejë fokusin tek Skriniar

news image

Tottenham Hotspur deri më tani kanë arritur të transferojnë lojtarë si Gareth Bale, Sergio Reguilon, Pierre-Emile Hojbjerg, Joe Hart, Matt Doherty dhe së fundi Carlos Vinicius, ku edhe pas këtyre transfereve të reja, tekniku i Tottenham, Mourinho pritet që ta zbarkojë në “White Hart Lane” mbrojtësin e klubit italian Inter, Milan Skriniar.

Klubi londinez pritet të kthejë fokusin nga Skriniar, ku pritet të bëhet një ofertë e re këtë vikend, menjëherë pas kompletimit të marrëveshjes me Benfican për transferimin e sulmuesit, Carlos Vinicius.

Thuhet se Mourinho që nga koha kur ishte trajner i Manchester United, është fans i flaktë i Skriniar dhe spekulohet që e dëshiron mbrojtësin në Tottenham me ngulmë.

Inter e vlerëson Skriniar rreth 50 milionë euro, shumë e cila është pak e lartë për klubin e Tottenham, por që nuk do e ndalojë Mourinhon që të shpresoj se një marrëveshje do arrihet mes dy klubeve. /Sinjali Sportiv/