image Totaj merr mbështetje edhe nga dy parti të komuniteteve

Totaj merr mbështetje edhe nga dy parti të komuniteteve

news image

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, sot ka marrë përkrahjen edhe të dy partive të Ashkalive të Kosovës, dega në Prizren.

Këtë e ka bërë të ditur Totaj përmes një postimi në Facebook.

Mbështetjen sot na konfirmuan edhe Gani Elshani nga Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) dhe Hasan Dogani nga Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK). Kështu edhe do të qeverisim – të bashkuar e pa dallime për të gjithë Prizrenin”, ka shkruar ndër të tjera Totaj.

Për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet më 14 nëntor, ditë më parë, Totaj ka marrë mbështetje edhe nga degët në Prizren të Nismës Social Demokrate, AAK-së, AKR-së dhe partive tjera minoritare./GazetaSinjali/