image Pacolli: Jam i ngopur me para e luks, s’mu dha asnjëherë mundësia ta udhëheq dhe zhvilloj Kosovën

Politikë

Pacolli: Jam i ngopur me para e luks, s’mu dha asnjëherë mundësia ta udhëheq dhe zhvilloj Kosovën

news image

Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur hapur irritimin ndaj Vetëvendosjes pas publikimit te një video, ku ishte edhe ai i ekspozuar, raporton Sinjali.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtarë në Facebook, Pacolli, është shprehur që ai është i ngopur me para, pozita dhe luks dhe ka thënë se i vjen keq, që nuk iu është dhënë mundësia asnjëherë që ta udhëheqë dhe zhvilloj Kosovën.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk do ndalet asnjëherë së ndihmuari njerëzit që janë në nevojë.

Pacolli, së fundmi është ekspozuar në videon e LVV-së, ku është përshkruar si një ndër shkatërruesit e shtetit.

/GazetaSinjali/