image Pacolli publikon foto me Ramën e Kurtin: Kombi Shqiptar duhet të tregohet i matur

Politikë

Pacolli publikon foto me Ramën e Kurtin: Kombi Shqiptar duhet të tregohet i matur

news image

Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, pas Kuvendit të përbashkët Kosovë-Shqipëri është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama.

Pacolli ka shkruar në Facebook se “kombi shqiptar duhet të tregohet i matur”.

Këtë Pacolli e ka thënë në kontekstin e ruajtjes së aleancave.

“Ruajtja e aleancave strategjike është garanci e sigurisë tonë. Festat e nëntorit na kujtojnë sakrificën e popullit tonë për liri, andaj sot secili e ka për obligim që të punoj fort në realizimin e ëndrrës së heronjve”.

”Së bashku jemi më të matur, më të dijshëm dhe më të fortë”, ka thënë Pacolli teksa e ka uruar 28 nëntorin.

Sot, pas mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve, bashkë me kryeministrat Rama dhe Kurti dhe kryeparlamentarët e dy…

Posted by Behgjet Pacolli on Sunday, November 27, 2022

/GazetaSinjali/