image Totaj dënon aktin e largimit të flamujve turk nga shtyllat

Sociale

Totaj dënon aktin e largimit të flamujve turk nga shtyllat

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar se në Prizren janë arrestuar pesë persona të cilët dyshohet se e kanë përdhosur një flamur turk. Sipas Policisë katër nga të arrestuarit janë të mitur dhe janë ndaluar për 24 orë ndërsa një tjetër është i moshës madhore dhe është ndaluar për 48 orë.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar i pari i komunës, Shaqir Totaj, i cili ka thënë se e dënon aktin e largimit të flamurit turk nga shtyllat elektrike, ku janë vendosur për festën e pavarësisë.

Unë si kryetar i Komunës së Prizrenit, në emër të institucioneve komunale, dënojmë aktin e largimit të flamujve turk nga shtyllat, ku i kemi vendosur ne, për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Totaj.

Ai ka thënë se Turqia ka qenë dhe mbetet një ndër shtetet më mbështetëse të Kosovës.

Shteti mik Turqia, ka qenë dhe mbetet një ndër shtetet më mbështetëse të vendit tonë. Komuniteti turk poashtu jeton në qytetin tonë në harmoni të plotë me gjithë komunitetet e tjera, diversiteti është vlerë e veçantë në qytetin e Prizrenit”.

Akte të tilla dëmtojnë jetesën e përbashkët dhe marrëdhëniet e mira që kemi me komunitetin turk dhe shtetin e Turqisë. Përshëndesim organet e rendit për reagimin e shpejtë ndaj kësaj dukurie të papranueshme për qytetin tone”, ka përfunduar Totaj.

/GazetaSinjali/