Sulmuesi Ferran Torres ka zbarkuar në Barcelonë për të kryer testet mjekësore.
Sulmuesi i krahut do t’i bashkohet katalunasve, ku do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar se lojtari tashmë ka arritur në Barcelonë, ku në mëngjes do kryejë testet mjekësore pastaj do nënshkruajë kontratën.
“Ferran Torres ka arritur në Barcelonë sot bashkë me agjentët dhe është në qytet për momentin. Testet mjekësore do kompletohen në mëngjes”.
Ferrán Torres has arrived in Barcelona today together with his agents and he’s in the city right now. Medical to be completed tomorrow morning as per @tjuanmarti ???????????? #FCB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 26, 2021
Official statement in the coming hours. Five year deal. €55m plus €10m add ons to City. The deal is done. pic.twitter.com/HGMtqVvGon
“Njoftimi zyrtar mund të vijë në orët në vijim. Kontratë për pesë vite. 55 milionë euro plus 10 milionë euro shtesë te Man City. Marrëveshje e kryer”, shkroi ai. /Gazeta Sinjali Sporti/