image Torres flet për herë të parë si lojtar i Barcelonës: Është një hap i madh në karrierën time

Futboll

Torres flet për herë të parë si lojtar i Barcelonës: Është një hap i madh në karrierën time

news image

Ferran Torres tashmë është futbollisti më i ri i Barcelonës.

Ai është blerë nga Manchester City për 65 milionë euro, përfshirë bonuset.

Përfaqësuesi i Spanjës, i cili ka nënshkruar kontratë deri më 2027, është shumë i lumtur për këtë aventurë të re.

“Dua ta ndihmoj Barcelonën që të vazhdojë të jetë njëra prej klubeve më të mira në botë”, thotë Torres.

“Është një hap i madh në karrierën time që të vazhdoj të rritem si lojtar në një klub të madh siç është Barça me një trajner ideal”.

“Sa i përket Xavit, të gjithë e dinë se çfarë lojtari ka qenë dhe nuk ka asnjë dyshim se edhe si trajner, bashkë me të do të arrijnë suksese”, u deklarua Torres  /Gazeta Sinjali Sporti/