Trajneri i ri i Barcelonës, Xavi Hernandez i ka idetë e qarta rreth përforcimeve që dëshiron t’i bëjë.
Legjenda katalunase ua ka kërkuar drejtuesve të klubit dy lojtarë ofanzivë.
Bëhet fjalë për Dani Olmon e Leipzigut dhe Ferran Torresin e Manchester Cityt.
Për këtë siguron mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.
Gjiganti i La Ligas është i vendosur ta ketë në dispozicion një sulm më të talentuar.
Olmo dhe Torres do ta ndihmonin ekipin në fazën ofanzive, por Xavi është i vetëdijshëm se intervenimet janë të nevojshme në çdo repart të fushës.
Barcelona e ka nisur mjaft dobët sezonin e ri, me ç’rast edhe e shkarkoi trajnerin Ronald Koeman.