Klubet e futbollit mund të fillojnë punën që tani për të siguruar shërbimet e disa prej futbollistëve më të mirë në botë, të cilët në verën e vitit të ardhshëm do mbesin pa skuadër, shkruan Sinjali Sportiv.
Pjesë e kësaj liste është edhe gjashtë herë fituesi i ‘Topit të Artë’, Lionel Messi, i cili në tregun e transferimeve vlerësohet me 100 milionë euro, sipas ‘Transfermarkt’.
I dyti renditet mbrojtësi i Bayern Munichit, David Alaba, i cili momentalisht vlerësohet me 65 milionë euro.
Në listë gjithashtu janë edhe futbollistët si Sergio Aguero, Gianluigi Donnarumma e Angel Di Maria.
Lista është kjo:
- Lionel Messi – 100 milionë euro.
- David Alaba – 65 milionë euro.
- Gianluigi Donnarumma – 60 milionë euro.
- Sergio Aguero – 42 milionë euro.
- Memphis Depay – 40 milionë euro.
- Georgino Wijnaldum – 40 milionë euro.
- Angel Di Maria – 32 milionë euro.
- Florian Thauvin – 32 milionë euro.
- Hakan Calhanoglu – 30 milionë euro.
- Arkadiusz Milik – 27 milionë euro.